Muja: Mbi 800 milionë euro për paga dhe mëditje nga projektbuxheti 2024
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komisionit për Punë, Buxhet dhe Transfere, Armend Muja tha se është miratuar projektligji për ndarjen buxhetore të vitit 2024, pas diskutimeve me Ministrinë e Finanvace. Ai potencon se shpenzimet buxhetore propozohen të jenë mbi 3 miliardë euro.

Muja, gjatë seancës së Kuvendit tha se borxhi i përgjithshëm bazuar në propozimin për ndarje buxhetore parashihet të jetë 20.7 për qind në raport me bruto produktin vendor.

Ndër të tjera, Muja potencoi se nga ky buxhet parashihet që mbi 1 miliardë euro të ndahen për subvencione dhe transfere, derisa shtoi se vlera e ndarë për paga dhe mëditje arrin shifrën 805 milionë euro.

Tuje, Muja tha se 859 milionë euro parashihet të ndahen për investime kapitale, derisa tregoi se 519 milionë të tjera planifikohet të jenë për mallra dhe shërbime./Z. Zeneli/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024