Dështon sërish konstituimi i Komisionit hetimor për rezervat, Qalaj: Në listë për intervistim edhe Kurti
Lajme
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Për të shtatën herë ka dështuar konstituimi i Komisionit  hetimor parlamentarë për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme. Kjo për shkak të bojkotimit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për të marr pjesë në konstituimi e këtij Komision.

Deputet e opozitës kërkuan që në mbledhjen e radhës të mbahet seanca dëgjimore, si dhe prokuroria të marrë në pyetje të gjithë anëtarët e Komisionit nga Vetëvendosje, të cilët bojkotojnë punën e këtij Komisioni.

Kryetari i Komisionit, Rashit Qalaj duke treguar për planet e punës së komisionit ka thënë se bojkoti i opozitës po ndodhë me qëllim nga deputetët e Vetëvendosjes për të mos dalë në publikë dyshimet për keqpërdorimet e rezervave shtetërore.

Ai tha se kanë përgatitur një listë për t’i intervistuar, duke filluar nga kryeministri Albin Kurti.

Po ashtu, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelil, tha se duhet që prokuroria t'i hetojë deputetët e VV-së të cilët nuk janë duke marr pjesë në këtë komision.

Tutje, Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se duhet të realizohet një seancë dëgjimore dhe të shqyrtohen të gjithë anëtarët e komisionit, sipas tij këta të fundit nuk janë të interesuar për të nxjerrë të vërtetën.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024