Arrestohet një zyrtar policor për kanosje në Viti
Siguri
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot pasdite një zyrtar policor në Viti me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale kanosje dhe pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Në një njoftim për media thuhet se Inspektorati Policor sot në orët e pasdites kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës se ky zyrtar policor dyshohet se ka kanosur dhe penguar disa zyrtarë KEDS-it në Viti, të cilët kanë qenë në detyrë dhe të asistuar edhe nga njësi policore.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë  kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar, ndërsa nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast, thuhet në komunikatë.

Kapen në flagrancë dy persona për vjedhje në Prizren - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024