Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit, ku do të merr pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku do të trajtohet zbatimi i marrëveshjes bazike të 27 shkurtit, aneksit implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara i 21 tetorit.
Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve.
Bislimi ka thënë para takimit se Kosova nuk është në fazën e negocimit në Bruksel.
“Ne nuk jemi në fazën e negocimit në Bruksel, jemi në fazën e zbatimeve të marrëveshjeve. Nuk ka më kompromise në negocim, negocimet kanë përfunduar dhe jemi në fazën e zbatimi të marrëveshjeve. Ku Kosova insiston që marrëveshjet të zbatohet në plotëni dhe pa parakushte dhe vonesa dhe për të siguruar që marrëveshjet na çojnë drejt normalizimit e jo drejt eskalimit të konfliktit. Ne kemi parë nënshkrimin e marrëveshjes si rrugën më të mirë për të garantuar zbatimin e tyre të plotë”, deklaroi ai.
Çka mund të përfitojë Kosova në këmbim të themelimit të Asociacionit ? - KosovaPress
Kurti-opozitës: Vuçiq iu do fort juve, por s’jeni më ju në Qeveri - KosovaPress