Shtëpia e Bardhë: SHBA nuk dha “dritën jeshile” për operacionin izraelit në Al Shifa
Bota
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Shtetet e Bashkuara nuk autorizuan operacionet e ushtrisë izraelite rreth spitalit Al Shife në Gaza, siç nuk autorizojnë për vendimet e tjera ushtarake të Izraelit, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë sot kur ushtria izraelite hyri në kompleks që u pasua me reagime të shumta.

"Ne kemi qenë gjithmonë shumë të qartë për partnerët tanë izraelitë për rëndësinë e reduktimit të viktimave civile. Ne kemi qenë gjithashtu shumë të qartë me ta për faktin se duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm kur bëhet fjalë për spitalet," tha John Kirby, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

"Ne nuk do të komentojmë gjerësisht për operacionin e vazhdueshëm ushtarak izraelit. Siç thamë, ne nuk pranojmë sulmet ajrore në një spital dhe nuk duam të shtëna në një spital, ku njerëz të pafajshëm dhe të sëmurë që kanë nevojë për ndihmë janë kapur mes dy zjarreve. Spitalet dhe pacientët duhet të mbrohen”, shtoi ai.

Operacioni i ushtrisë izraelite në spitalin Al Shifi, për të cilin Izraeli pretendon se është shtëpia e një baze strategjike të Hamasit, ngjalli shqetësim dhe dënim nga komuniteti ndërkombëtar të mërkurën.

Ushtria izraelite hyri sot në Al Shifa, spitali më i madh i Gazës dhe pretendoi se ushtarët kishin gjetur armë dhe "infrastrukturë terroriste" në një bastisje në një vend brenda kompleksit.

Një zyrtar ushtarak u tha gazetarëve se nuk kishte luftime në kompleksin e spitalit sepse ushtarët erdhën gjatë natës dhe se nuk kishte tension me personelin mjekësor apo pacientët në një pjesë tjetër të spitalit.

Pasi Hamasi pushtoi Izraelin jugor më 7 tetor dhe mori më shumë se 200 pengje, Izraeli filloi një fushatë bombardimi në Gaza, e cila drejtohet nga grupi militant, dhe filloi një pushtim të enklavës në fund të muajit të kaluar, duke vrarë më shumë se 11.000 njerëz, përafërsisht 40 për qind e të cilëve janë fëmijë, sipas zyrtarëve palestinezë.

Shërbimi i komunikimit në Gaza do të ndalet në orët e ardhshme - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024