​Qeveria shqiptare çon për ratifikim në Kuvend marrëveshjen me Italinë për migrantët
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Këshilli i Ministrave i propozoi sot Kuvendit për shqyrtim e miratim projektligjin “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”.

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni nënshkruan në 6 nëntor në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të një qendre për strehimin e migrantëve.

Sipas marrëveshjes qendra do të vendoset në Gjadër të Lezhës dhe do të ketë një kapacitet maksimal prej 3 mijë personash.

Marrëveshja parashikon që të  gjitha shpenzimet do të përballohen nga Italia, ndërsa pala italiane do të procedojë me kërkesat për azil. Personat të cilëve nuk do t’u miratohet procedura e azilit do të riatdhesohen drejt vendeve të tyre, sipas marrëveshjeve dypalëshe që ka pala italiane me ato vende.

Kohëzgjatja e marrëveshjes do të jetë 5 vjet. /ATSH

Gjermania shqyrton marrëveshjen e Italisë për emigrantët me Shqipërinë - KosovaPress

KE thotë se është duke analizuar marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët - KosovaPress

Tajani: Marrëveshja e Shqipërisë për emigrantët respekton ligjin e BE-së - KosovaPress

Emigrantët në brigjet italiane, Rama: Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024