113 milionë euro i kanë kushtuar vendit humbjet e energjisë elektrike në veri 2021-2022
Biznes
Lexohet për: 3 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Prej muajit dhjetor 2022 deri në shtator 2023 humbjet për energjinë elektrike në katër komunat veriore janë 25 milionë euro, të cilat ende nuk janë paguar nga qeveria. Ekzekutivi, ndërkaq përmes subvencionimit, ka paguar 63.2 milionë euro gjatë vitit 2022 dhe rreth 50 milionë për 2021, që në total i bie se 113 milionë euro për dy vjet i ka kushtuar vendit furnizimi me energji elektrike në veri për shkak të mos faturimit të energjisë elektrike.

Kështu u bë e ditur gjatë raportimit të bordit të KOSTT të mërkurën në Komisionin për buxhet dhe financa, derisa u tha se janë në pritje që KEDS-i të arrijë marrëveshje komerciale me Elektroserver që i njëjti të operojë edhe si shpërndarës për faturimin dhe inkasimin e të hyrave nga qytetarët për rrymën e shpenzuar në veri.

Kryesuesi i Bordit të KOSTT-it, Jeton Mehmeti, tha se nëse nuk do të bëhej pagesa e faturave të energjisë elektrike për veriun do të rrezikohej marrëveshja KOSTT-ENTSOE. Ai para deputetëve tregoi në detaje shumat e subvencionuara nga qeveria për t’i mbuluar humbjet në veri.

Pagesa të njëjta pritet të ndodhin edhe për humbjet në veri gjatë këtij viti. Kryeshefi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri tha se deri në shtator të këtij viti vlera e humbjeve në veri është 25 milionë euro dhe derisa s’ka një zgjidhje tjetër dhe se e vetmja mënyrë është subvencionimi përmes qeverisë.

Ndërsa, deputeti  i LDK-së, Avdullah Hoti, pyeti zyrtarët e KOSTT-it se pse ende nuk po faturohen qytetarët në veri, derisa është arritur dakordimi për zbatimin udhërrëfyesit për marrëveshjen për energji elektrike. 

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kryesuesi i Bordit të KOSTT-it, Jeton Mehmeti, tha se aktualisht kompania Elektroserver është regjistruar si biznes në bazë të legjislacionin në fuqi dhe është licencuar nga ZRRE-ja, mirëpo tash e sa kohë ende s’ka marrëveshje komerciale me KEDS-in për të operuar si shpërndarës i energjisë elektrike për veri.

Në momentin që ka një marrëveshje të tillë, sipas tij, do të zgjidhet problemi i energjisë në veri dhe do të inkasohen të hyrat nga faturimi i energjisë elektrike.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, u shpreh kritik ndaj Qeverisë së Kosovës, siç tha për vazhdimin e pagesave të mëdha për humbjet në veri.

Në kuadër të mbledhjes së sotme, Komisioni për buxhet, miratoi edhe një sërë raportesh financiare të agjencive dhe institucioneve që i raportojnë Kuvendit të Kosovës./KosovaPress/

Supremja vërteton që qytetarëve iu faturua jashtëligjshëm rryma e shpenzuar në veri - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024