Shënohet Dita e Informimit për Komunitetet
Lajme
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Me rastin e shënimit të “Ditës së informimit për komunitetet” nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), kryeministri Albin Kurti ka thënë se profesionalizmi i kësaj akademie është i rëndësishëm për mbrojtjen e kufijve tanë që mallrat të jenë kontrolluara dhe kriminelët të ndëshkohen. Ai shtoi se nga fillimi i mandatit janë zhvilluar mbi 1000 operacione kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, dhe janë arrestuar mbi 3600 persona.

Kurti ka thënë se  është e domosdoshme që të gjitha komunitetet të jenë të përfaqësuara dhe kontribuojnë në institucionet tona, derisa shtoi se rreth 15 për qind e stafit në dogana janë pjesë e komuniteteve.

“Policia është populli dhe populli është policia… Akademia e Kosovës për Siguri Publike sjell dije në punën e secilit për siguri të secilit qytetar”, theksoi Kurti.

Ndërkaq, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla potencoi se diversiteti është vlerë, derisa u shpreh i lumtur që ‘kemi në shërbim pjesëtarë nga të gjitha komunitetet, në Agjencinë e Shërbimit të Emergjencave dhe  institucioneve të tjera’.

Sveçla shtoi se duke mbështetur vlerat e drejtësisë, barazisë, angazhimi i secilit nga me në përfshirje në shoqëri nuk është i mjaftueshëm.

Ai potencoi se janë të hapura dyert për të gjithë qe duan të kontribuojnë në siguron e qytetarëve të Kosovës.

Ndërsa, Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenas Rashiq, ka thënë se kjo akademi për të simbolizon një  fillim dhe bashkëpunim për të gjithë.

Ndërkaq, zëvendësues drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Kastriot Jashari potencoi se kjo akademi e ka kultivuar frymën e bashkëpunimit me komunitete duke i bërë pjesë integrale e të gjitha aktiviteteve të kësaj akademie. Ai konsideroi se AKSP-ja tashmë e një kohë të gjatë e ka të neutralizuar bashkëpunimin e komuniteteve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024