Pas 30 vjetësh lindet foshnja në një fshat të Italisë
Magazina
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Foshnja e parë në 30 vjet u lind në një fshat të Apenineve, raportoi të martën 'Qn-il Resto del Carlino'.

Një djalë u lind në Tizzola, në Apeninet mbi Reggio Emilia, më 6 nëntor duke e rritur popullsinë e fshatit në 26, njoftoi e përditshmja lokale italiane.

Prindërit e djalit, të cilët u transferuan në Tizzola nga Reggio rreth shtatë vjet më parë, thanë se ishin "të gëzuar" për lindjen e fëmijës.

“Pas lindjes së tij, ne nuk do të largohemi kurrë nga këtu”, tha nëna për gazetën. /ANSA

Krijesa e çuditshme që mendohej se ishte e zhdukur, është parë në Indonezi - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024