Ngjarjet e datës 15 nëntor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tryezën me temën: “Pjesëmarrja e barabartë gjinore në trupat menaxhuese të zgjedhjeve”. Marrin pjesë përfaqësues të subjekteve politike, gra deputete që përfaqësojnë subjekte politike në Kuvendin e Kosovës. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor financiar të KOSTT për vitin 2022 dhe Raportin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) shënon “Ditën e informimit për komunitetet”. Marrin pjesë kryeministri, Albin Kurti e ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla.(Salla e sportit të Akademisë, Vushtrri, ora 12:00)

Këshilli i Nxënësve në nivel komunal mban Kuvendet zgjedhore të Këshillave të Nxënësve të Komunave të mëdha në Kosovë, organizuar nga KYC. (Gjakovë, Pallati i Kulturës, salla solemne, ora 13:00-15:00)

Grupi Parlamentar i LDK-së në Kuvendin e Kosovës organizon tryezën e diskutimit lidhur me projektbuxhetin e Kosovës për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla 506, ora 14:00)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale, ora 15:00)

ETEA organizon ligjëratën me profesor Gëzim Selacin me temë “Universiteti mes formimit kulturor dhe profesional të individit”. (Objekti i bibliotekës "Hivzi Sulejmani" në lagjen "Dardania", ora 19:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024