Liberalizimi, qytetarët të interesuar për të udhëtuar në Evropë, ankohen për kriteret
Tema
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Nga 1 janari i vitit të ardhëm, qytetarët e Kosovës mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen. Interesimi i qytetarëve për të vizituar vendet e ndryshme të Evropës është i madh. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk vlen për shkollim e punësim, apo qëndrim afat gjatë, por vetëm për vizita afatshkurtra familjare.

Sipas qytetarëve që kanë qenë të interesuar për t’i parë kriteret për të dalë jashtë vendit, kriteret që kërkohen janë të ashpra.

Qytetari Zymer Mramori tha se do të shkojë në Berlin për vizitë familjare në pranverën e vitit të ardhshëm, por sipas rregullave kërkohet depozita e disa parave në bankë, e sipas tij këto kritere janë të ashpra.

Ndërsa, Sokol Krasniqi, mendon se më shumë është krijuar një joshje ‘artificiale’ për të rinjtë, për të dalë jashtë nëpërmjet promovimeve të ndryshme. Ai thotë se perëndimi ka rregulla tjera për punësim.

Po ashtu, Fisnik Haradinaj, tha se çdo qytetarë është i obligueshëm t’i ketë në xhirollogaritë e tyre nga 3500-3800 euro.

Fatmir Muçolli i cili jeton në Gjermani, tha se duhet të kthehet vetëdija dhe ndërgjegjja tek qytetarët, sepse nuk është e lehtë siç mendojnë për me shkuar në mërgim. Ai tha se paga minimale e punëtorëve të pa kualifikuar është 12 euro ora.

Më 18 prill të këtij viti Parlamenti Evropian miratoi vendimin që qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë në vendet e BE-së nga 1 janari i vitit 2024./A.Shala/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024