Kuvendi Zgjedhor i Listës Serbe, Kurteshi interesohet nëse janë marrë masa ndaj Radojçiqit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka mbajtur mbledhjen në të cilën u dhanë disa njoftime të cilat kanë të bëjnë me monitorimin e Kuvendit Zgjedhor të partisë politike Lista Serbe, takimin me zëvendës presidentin e IRI-së, takimin me përfaqësues të Komisionit të Pavarur për Media në Republikën e Kosovës dhe disa të tjera.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim të Partive Politike, Besnik Buzhala bëri të ditur se pas monitorimit të Kuvendit Zgjedhor të Listës Serbe, i cili është mbajtur me 24 tetor 2023, rezulton se zgjedhja e kryetarit, kryesisë dhe nënkryetarëve është në përputhje me Rregulloren për Regjistrimin dhe Funksionimin e Partive Politike dhe statutin e kësaj partie.

Ndërkaq, anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi pyeti nëse janë marrë masa ndaj ish-nënkryetarit të kësaj partie, Milan Radojiçiq. ‘A ka ndonjë masë, sepse aty një anëtarë i tyre, së paku një nënkryetar ka marrë edhe ka deklaruar vetë se ka marrë pjesë në aksione terroriste. A ka ndonjë përjashtim, a ka ndonjë masë’? pyeti Kurteshi.

Lidhur me këtë çështje dhe dy të tjera, Kurteshi mori përgjigje nga Buzhala, derisa ky i fundit tha se gjatë monitorimit të këtij kuvendi ka pasur shumë gazetarë dhe kanë qenë të vendosur në fund të hapësirës, për çka potencoi se kjo ka mundur të pengojë procesin e vëzhgimit.

Lidhur me këto pyetje të parashtruara nga Kurteshi, Buzhala potencoi se krejt çka mund të thuhet deri më tani është se procedura është ndjekur në përputhje me Rregulloren numër 1/2023.

Ndër të tjera, në këtë mbledhje u diskutua për shqyrtimin dhe miratimin e Raportit Financiar për periudhën janar-shtator 2023, për Raportin e kontratave të nënshkruara për periudhën janar – shtator 2023 si dhe shqyrtimin dhe miratimin e Raportit të derivateve për periudhën janar-shtator 2023. /Z.Zeneli/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

https://kosovapress.com/admin/arrestohet-ne-beograd-milan-radoiciq/
https://kosovapress.com/admin/radojqiq-e-pranoi-fajin-per-sulmin-ne-kosove-por-mbetet-i-lire-ne-serbi/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024