​Digjet vetura e nënkryetares së Leposaviqit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Një veturë është djegur mbrëmë në Leposaviq.

Sipas raportimeve të mediave serbe, vetura është e nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Sipas të njëjtave, hetimet janë duke vazhduar, dhe se paraprakisht bëhet fjalë vetëm për dëmtim të veturës, në vlerë prej rreth disa qindra eurove.

KosovaPress ka tentuar të kontaktojë drejtorin e Policisë në veri, Veton Elshanin, porse ka ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Kujtojmë se në veri të vendit janë djegur disa vetura, ku vetëm në një javë janë djegur më shumë se 10 sosh, si shkak i konvertimit të targave në RKS. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024