“Java e kuzhinës italiane në Kosovë” mes shijes dhe mirëqenies
Marketing
Lexohet për: 5 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Edukim, shëndet, shije. Këta janë përbërësit e “Javës së kuzhinës italiane në Kosovë” (13 – 19 nëntor), organizuar nga Ambasada e Italisë në Prishtinë dhe Agjencia ICE për të promovuar më të mirën e zinxhirit agro-ushqimor dhe njohuritë për ushqimin dhe verën “Made in Italy ” . Tema e edicionit 2023 – “Në tavolinë me kuzhinën italiane: mirëqenie me shije” – ndërthur promovimin e cilësisë italiane me valorizimin e dietës mesdhetare si një model i të ushqyerit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.

Për “Javën” në Kosovë do të mbërrijnë 4 profesorë dhe 5 studentë nga instituti profesional për enogastronomi (ushqim dhe verë) dhe mikpritje hotelerie “Tor Carbone – Alessandro Narducci” i Romës, një nga shkollat më prestigjioze të hotelerisë në kryeqytetin italian, e cila do të organizojë dy “darka me autorësi” në Prishtinë (Hotel Swiss Diamond) dhe Pejë (Hotel Dukagjini ), gjithashtu “show cooking ” në qendrat tregtare të kryeqytetit (Albi Mall dhe Pristhina Mall). Studentë ddhe profesorë të shoqëruar nga drejtoresha Cristina Tonelli, më pas ata do të realizojnë masterklasa për kuzhinën italiane në dobi të të rinjve dhe profesionistëve të këtij sektori në dy realitete të konfirmuara vendore, përkatësisht në institutin profesional “Ktc” në Fushë Kosovë dhe në kompaninë e specializuar në fushën e pajisjeve të hotelierisë “Frigo Deluxe” në Prishtinë . Nwn kujdesin e Agjencisw ICE dhe Shoqatws Italiane tw Somelierëve (AIS) – Club Albania do të zhvillohet në “L’Antica Pizzeria Da Michele” në Prishtinë , një degustim special i ” pizza e bollicine ” drejtuar operatorëve në sektorin Ho.Re.Ca, por edhe operatorëve të shkollave hoteliere dhe gatimit, gazetarëve dhe institucioneve të specializuara.

Do të ketë hapësirë për një studim të thelluar mbi kwtw edicion, përmes një seminari kushtuar valorizimit të Dietës Mesdhetare, të organizuar në Ambasadë dhe të mbajtur nga profesoresha Ombretta Carnevali (shkenca dhe kultura e ushqimit) e “Tor Carbone – Alessandro Narducci”, që u drejtohet nutricionistëve dhe operatorët në sektorin e mirëqenies.

“Me temën e këtij viti ne donim të vendosnim theksin në marrëdhënien ushqim-mirëqenie dhe në atë sintezë të mrekullueshme të përvojave, metodave dhe aftësive që frymëzojnë parimet e modelit të të ushqyerit mesdhetar. Një mënyrë jetese, që gjatë shekujve ka formësuar territoret, duke i menaxhuar burimet e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme me përdorimin e teknikave më të përshtatshme për klimën dhe territorin dhe duke marrë produkte me cilësi të lartë, të vlerësuara ndërkombëtarisht. Përveç dobive për mjedisin, ka edhe përfitime të njohura shëndetësore. Nuk është rastësi që Italia prej vitesh është në krye të statistikave botërore për sa i përket jetëgjatësisë dhe nivelit mesatar të shëndetit të popullsisë, veçanërisht në uljen e rreziqeve nga sëmundjet kardiovaskulare. Për më tepër, fuqia e ushqimit Made in Italy në botën që ne festojmë nuk qëndron vetëm në numrat agregatë të cilët edhe në vitin 2022 shënuan një rekord të ri të jashtëzakonshëm, me një vlerë prej 60.7 miliardë euro eksporte. Receta për këtë sukses qëndron gjithashtu në një model industrial të përqendruar te cilësia, ku traditat dhe territoret përzihen me inovacionin, kërkimin, kulturën dhe dizajnin. Një sukses i “certifikuar” nga numri më i lartë që Italia mburret me produkte agroushqimore me emërtim origjine dhe tregues gjeografik të njohur nga Bashkimi Europian, me 325 emërtime agroushqimore të mbrojtura DOP, IGP, TSG dhe 527 verëra DOCG, DOC, IGT. ”, shpjegon ambasadori Antonello De Riu.

“Falë lidhjes së fortë ndërmjet ekselencës agroushqimore dhe territoreve të origjinës, industria agroushqimore gjithashtu luan një rol vendimtar në aspektin e tërheqjes turistike, dhe rrjedhimisht mundësive profesionale për një vend të ri dhe të hapur si Kosova. Për të arritur këto objektiva, ne duhet të fokusohemi në programet shkollore të strukturuara në aftësitë specifike të kërkuara nga bota e ushqimit dhe verës dhe mikpritjes hoteliere , të afta për të ofruar edukim teorik dhe trajnim praktik përmes laboratorëve, praktikave dhe trajnimeve në kompanitë partnere, në mënyrë që të transformimin e shkollave në një pikë referimi për profesionalizimin e të rinjve me kontekstin e prodhimit vendas. Nëpërmjet pranisë së një prej instituteve më të rëndësishme kombëtare hoteliere këtu në Prishtinë, “Tor Carbone – Alessandro Narducci”, ne synojmë të tregojmë një model trajnimi të fokusuar në aftësitë dhe standardet italiane për të rritur ndjeshëm cilësinë e fuqisë punëtore në një vend si Kosova, e cila aspiron të bëhet një destinacion në zhvillim duke shfrytëzuar trashëgiminë e saj të pasur natyrore dhe kulturore”, përfundoi ambasadori De Riu.

Për të dytin vit radhazi, gjatë gjithë “Javës” disa restorante të përzgjedhura në Prishtinë do të ofrojnë menu speciale të kuzhinës italiane me çmimin e fiks prej 10 euro. Këto janë “Bagolina”, “Bruni”, “Da Michele”, “Delish “, “Ekstra Fish, “Pejton ”, “Il Gusto”, “Jana Napoletana”, “La Napoletana ”, “ Perla”, “Ponte Vecchio”, “Sette”, “Treja e Bardhë”, “Tutto Vino”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024