​Liverpooli ngjitet në vendin e dytë në Premier Ligë
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Liverpooli ka marr një fitore të lehtë në xhiron e 12-të të Premier Ligës duke e mposhtur Brentfordin me rezultat 3-0.

Ishte Mohamed Salah që shkëlqeu për skuadrën e Jurgen Klopp në këtë ballafaqim. Sulmuesi nga Egjipti realizoi dy gola në minutat 39’ dhe 62’, ndërsa për rezultatin final (3-0) realizoi portugezi Diogo Jota, përcjellë KosovaPress.

Më këtë fitore, Liverpooli ngjitet në vendin e dytë me 27 pikë, aq sa ka edhe Manchester City si lider në vendin e parë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024