Kurti vazhdoi takimet në Paris, diskutohet mundësia e bashkëpunimit për tregti dhe energji
Lajme
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimin në Paris, dje është takuar me drejtorin ekzekutiv të Qendrës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social (C.I.C.E.S), Michael Deboudt, presidentin e bordit, Jean Reveillon dhe anëtarin tjetër të bordit, Bernard Miyet.

Sipas Qeverisë, aty u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë, tregtisë, investimeve, akademisë përmes programeve të ndryshme të shkëmbimit, dhe artit.

“Duke folur për raportet dhe partneritetin ndërmjet dy vendet, ndër të tjera në takim kryeministri veçoi bashkëpunimin e mirë që Kosova ka me Francën në fushën e filmit dhe rezultat e deritanishme. Ai i falënderoi ata për mikpritjen, si dhe për punën e angazhimin e tyre në ndihmë dhe mbështetje të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024