​Ngrihen çmimet e konsumit në tetor
Biznes
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Indeksi i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare 3,3% në tetor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, derisa inflacioni mujor ishte 0,0% në tetor 2023, ka bërë të ditur sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për tetor 2023.

Në një komunikatë për media thuhet se kjo vjen si pasojë e ngritjes së çmimeve të konsumit te perimet (15,9%), pemët (12,1%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (11,1%), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (8,4%), prodhimet ushqimore (7,5%), pijet joalkoolike (6,9%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (6,9%), pijet alkoolike, duhani (5,6%), rekreacioni dhe kultura (5,3%).

Pasojnë mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë (5,1%), blerja e automjeteve (4,9%), buka dhe drithërat (4,7%), restorantet dhe hotelet (4,1%), veshje dhe këpucë (3,5%), mallrat dhe shërbimet e ndryshme (3,2%), energjia elektrike, gaz dhe lendet djegëse të tjera (2,6%) dhe mishi (2,1%) me një ndikim të përbashkët prej 3,8 për qind në IHÇK.

Bie indeksi i përgjithshëm i inputeve në bujqësi - KosovaPress

Rënie e çmimeve vërehet te vajrat dhe yndyrat (-11,3%) , lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (-9,5%) dhe qumështi, djathi dhe vezët (-1,8%)  me një ndikim të përbashkët prej -0,5 për qind në IHÇK.

Përkundër mos ndryshimit në tetor 2023 të indeksit të çmimeve të konsumit krahasuar me shtatorin 2023 vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOPI-it.

Rënie e çmimeve, sipas ASK-së, vërehet te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal me 1,0% me një ndikim të përbashkët prej -0,1 për qind në IHÇK.

Ngritja e çmimeve vërehet te veshjet dhe këpucë 1,7% dhe mallrat dhe shërbimet e ndryshme 1,2% me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,1 për qind në IHÇK.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,982
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024