Bisilimi përmend tri faza për të eliminuar pabarazinë gjinore në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se eliminimi i pabarazisë gjinore në Kosovë duhet të arrihet në disa faza. Ai tha se fillimisht është e rëndësishme që të fuqizohet gruaja brenda familjes, pastaj pavarësimi  ekonomik dhe avancimi në pozitat vendimmarrëse.

Në takimin konsultativ të Zyrës së Kryeministrit  me temë "Angazhimi i Kosovës drejt integrimit evropian nga perspektiva gjinore", Bislimi përmendi masat qeveritare që sipas tij kanë kontribuar në barazinë gjinore.

Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe kryetarja e Komisionit parlamentar për integrime evropiane, Rrezarta Krasniqi, e cila tha se Kosova ka bërë hapa drejt barazisë gjinore, mirëpo ende shumë gra përballen me diskriminim në tregun e punës, financa, pronë dhe drejtësi.  

Në anën tjetër, drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, kërkoi më shumë angazhim nga institucionet për arritjen e barazisë gjinore.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Edhe penalistët të tjerë që ishin në këtë tryezë potencuan nevojën e arritjes së barazisë gjinore në Kosovë./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024