Salah, lojtari më i mirë i muajit në Premier Ligë
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Forma tejet e mirë e Mohamed Salah është shpërblyer me çmimin e lojtarit më të mirë të muajit në Premier Ligë.

Salah tani barazohet me Wayne Rooneyn dhe Robin van Persien, në fitimin e çmimit në fjalë për të pestën herë, dhe tani ka më shumë çmime të lojtarit më të mirë të muajit se cilido lojtarë aktiv në Premier Ligë, raporton KosovaPress.

Vetëm Cristiano Ronaldo, Steven Gerrard, Harry Kane dhe Sergio Aguero e kanë fituar këtë çmim më shumë.

Salah shënoi në të tri ndeshjet e muajit tetor të Liverpoolit, duke shënuar dy gola kundër Brightonit dhe Evertonit, para se të shënonte edhe në fitoren 3:0 kundër Nottingham Forestit.

Më së shumti çmime të fituara të lojtarit më të mirë të muajit në Premier Ligë:

(7) Sergio Aguero, Harry Kane

(6) Steven Gerrard, Cristiano Ronaldo

(5) Mohamed Salah, Wayne Rooney, Robin van Persie

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024