Kështu qëndron situata në grupin e Ballkanit
Sport
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara në Grupin C të Ligës së Konferencës, si duket vetëm një skuadër është favorite për vendin e parë, kurse tre të tjera po luftojnë për vendin e dytë.

Viktoria Plzen e kryeson renditjen e Grupit C me nëntë pikë, dhe nëse e fiton ndeshjen e sotme ndaj Dinamo Zagrebit do të siguronte kualifikimin tutje, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, kampioni i Kosovës, Ballkani së bashku me Astanan dhe Dinamo Zagrebin po luftojnë për pozitën e dytë.

Pas katër ndeshjeve, Ballkani renditet në pozitën e dytë në tabelë në kuotën e katër pikëve, aq sa ka edhe Astana në vendin e tretë.

Ndërkaq, pozitën e fundit në tabelë e okupon gjiganti kroat, Dinamo Zagreb që deri tani ka arkëtuar vetëm tre pikë.

Në fazën e grupeve luhen gjashtë ndeshje, dhe Ballkani ka zhvilluar katër sosh, ndërsa kanë mbetur edhe dy “luftëra” për ta arritur ëndrrën dhe për të siguruar kualifikimin tutje.

Dy ndeshjet e fundit të Ballkanit në fazën e grupeve janë kundër Viktoria Plzen si vendas, dhe si mysafir i Dinamo Zagrebit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024