Të shtëna me armë në drejtim të një shtëpie në Podujevë, s’ka të lënduar
Lajme
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot rreth orës 02:00 të mëngjesit, Policia e Kosovës ka marrë informatën për të shtëna me armë në drejtim të një shtëpie në Sfeçël të Podujevës.

Lajmin për Kosovapress e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, sipas së cilës në këtë rast, fatmirësisht, nuk kishte persona të lënduar.

“Nuk është lënduar asnjë person. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin, i cili është cilësuar si vrasje në tentativë”, ka thënë Ahmeti.

Aksident trafiku në Sllatinë, lëndohen tre persona (Video) - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024