Ballkani barazon si mysafir i Astanas
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Astanas dhe Ballkanit, ku kampioni i Kosovës ka marrë një pikë të vlefshme si mysafir.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara “Astana Arena”, Ballkani ka barazuar pa gola, 0:0 me Astanan, raporton KosovaPress.

Ballkani tregoi paraqitje tejet të mirë si mysafir, por që i mungoi fati për ta gjetur golin.

Statistikisht, kampioni i Kosovës e dominoi Astanan, ku kishte 57% të posedimit të topit, ndërsa 12 tentime për gol, ku katër prej tyre përfunduan drejt portës. Astana regjistroi 43% të posedimit të topit, 11 tentime për gol ku vetëm një ishte drejt portës.

Me pikët e reja, Ballkani ngjitet në kuotën e katër pikëve në vendin e tretë, aq sa ka edhe Astana në vendin e dytë.

Rezultati final i ndeshjes, 0:0.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024