Toulouse-Liverpool, formacionet zyrtare
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 18:45 stadiumi “Municipal” do të jetë nikoqir i ndeshjes interesante mes Toulouse dhe Liverpoolit.

Ndeshja e sotme i takon xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Evropës, ku në ndeshjen e fundit të dy skuadrat u takuan mes vete, ndërsa Liverpooli fitoi 5:1, raporton KosovaPress.

Momentalisht, Liverpooli kryeson Grupin E në kuotën e nëntë pikëve, krahas Toulouse që renditet në vendin e tretë me katër pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Toulouse nuk do të paraqiten Aboukhlal, Aradj, Genreau dhe Zanden, kurse te Liverpooli mungojnë Bajcetic, Gravenberch, Jones, Robertson, Thiago dhe Van Dijk.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Toulouse (5-3-2): Restes; Suazo, Diarra, Nicolaisen, Costa, Desler; Schmidt, Casseres, Sierro; Dallinga, Donnum

Liverpool (4-3-3): Kelleher; Gomez, Matip, Quansah, Tsimikas; Elliott, Endo, Mac Allister; Doak, Gakpo, Diaz

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024