​Haradinaj: Plani franko-gjerman duhet që Kosovës t'i mundësojë njohjen nga Serbia
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend.

Ai në një postim në Facebook shkruan se ka falënderuar personalisht diplomatin amerikan për angazhimin e tij dhe të SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“E konfirmova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të Planit Franko-Gjerman duke theksuar se ky plan duhet që Kosovës t'i mundësojë rrugën e njohjes nga Serbia, anëtarësimin në NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare”, shkruan Haradinaj.

Ndryshe, Hovenier sot deklaroi se draft-statuti për asociacionin përmbush kriteret që i parasheh SHBA. Megjithatë, theksoi që fjalën e fundit për këtë do ta thotë  Kushtetuesja. Ai u shpreh se histeria rreth kushtetutshmërisë është e gabuar dhe se këto interpretime po bëhen nga persona të cilët nuk e kanë parë këtë propozim.

Rama: Plani franko-gjerman, dhurata më e madhe e mundshme për Kosovën - KosovaPress

Konferenca për marrëveshjen Kosovë - Serbi, Rama: Një lajm i mirë - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024