Rama: Jemi të shqetësuar për viktimat dhe vuajtjet në Gaza
Rajoni
Lexohet për: 3 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të merr pjesë nesër në Forumin e Paqes në Paris, ku liderët botërorë do të diskutojnë për konfliktin në Gaza.

Në një postim në X, Rama shkruan se Shqipëria qëndron e palëkundur me Izraelin kundër Hamasit, por “jemi shumë të shqetësuar nga shkatërrimet, viktimat civile dhe vuajtjet në Gaza”.

“Nesër më datë 10 nëntor, do t’i bashkohem udhëheqësve të tjerë botërorë në Paris për të diskutuar mënyrat se si mund të ndihmohet popullsia civile dhe me shpresë se mund t’i jepet fund konfliktit në Gaza. Si një anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por më e rëndësishme akoma si një vend multi-fetar paqësor dhe paqedashës, Shqipëria është tejet e shqetësuar për konfliktin në vazhdim dhe vuajtjet e tejzgjatura të Gazës”, shkruan Rama.

Në Paris do të theksoj se është thelbësore t’i jepet fund këtij konflikti përpara se të dalë jashtë kontrollit. Ndërkohë që Izraeli ka të drejtën e padiskutueshme të vetëmbrojtjes, ai duhet ta bëjë këtë në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar. Tejzgjatja e këtij konflikti vetëm ushqen ambiciet e Hamasit për kaos dhe një konflikt më të gjerë, shpjegon Rama.

Blinken: Lufta Izrael-Gaza, armëpushimi do të lejonte Hamasin të rigrupohej - KosovaPress

Një ndërprerje e negociuar e armiqësisë aktive është e domosdoshme. Në Paris, do t’i kërkoj mikpritësit tonë, presidentit Macron të Francës, mbështetjen e tij për t’u angazhuar me udhëheqës të tjerë për sa më poshtë:

Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm nga Izraeli, Lidhja Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi.

Papa për luftën në Gaza: Në emër të Zotit, ju lutem ndaloni - KosovaPress

Sipas kryeministrit, ripushtimi i Gazës është i papranueshëm. Me lirimin e pengjeve, Izraeli duhet të tërheqë të gjithë forcat nga Gaza.

Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë të asnjë të ardhme politike për Hamasin. Nën mandatin e OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Lidhja Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar rindërtimin e nevojshëm dhe kalimin e përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi tek Autoriteti Palestinez. Shqipëria është e gatshme të bashkë-sponsorizojë rezolutën e nevojshme të Këshillit të Sigurisë të OKB-së për sa më lart.

Me ndërprerjen e të gjithave luftimeve, komuniteti ndërkombëtar duhet të angazhohet për organizimin e një konference ndërkombëtare donatorësh për të financuar rindërtimin e Gazës. /tch

​Trudeau dhe Biden diskutojnë zhvillimet e fundit në Gaza - KosovaPress

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
478
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024