Kuvendi miraton deklaratën në mbështetje të Rezolutës së PE-së, dështon ajo për policinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës ka miratuar deklaratën në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian për sulmin terrorist serb në Banjskë në Zveçanit. Pro kësaj deklarate votuan 86 deputetë nga mazhoranca dhe opozita.

Deklaratën e prezantoi shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ku mes tjerash vlerësohet mbështetja e Parlamentit Evropian në lidhje me sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Krahas kësaj, Kuvendi nuk miratoi rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës, pasi vetëm 25 deputetë të opozitës votuan pro, kurse 59 deputetë të partisë në pushtet abstenuan.

Po ashtu, Kuvendi nuk miratoi as rezolutën në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave, pasi mazhoranca votoi kundër./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024