​Hovenier: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Në një adresim për media, të enjten, Hovenier tha se fjala e fundit për draft statutin e propozuar do të jepet nga Gjykata Kushtetuese.

"Shtetet e Bashkuara besojnë fuqishëm se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës, duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të jetë një shtresë shtesë e qeverisë, nuk duhet të ketë të jetë ndonjë autoritet ekzekutiv", deklaroi ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024