Tajani: Marrëveshja e Shqipërisë për emigrantët respekton ligjin e BE-së
Bota
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani hodhi poshtë të mërkurën pohimet se marrëveshja që qeveria italiane nënshkroi me Tiranën këtë javë për ngritjen e qendrave në Shqipëri për menaxhimin e emigrantëve është e paligjshme.

"Marrëveshja e nënshkruar me shtetin shqiptar është në përputhje me të gjitha ligjet e BE-së," u tha Tajani gazetarëve në fund të një takimi të ministrave të jashtëm të G7 në Tokio.

“Është shumë ndryshe nga marrëveshjet e tjera që janë arritur nga vendet e tjera.

“Ajo synon të... sigurohet që personat që nuk kanë respektuar rregullat dhe nuk kanë të drejtë të hyjnë në Itali mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës”. Komisioni Evropian ka thënë se ka kërkuar më shumë informacion rreth detajeve të marrëveshjes.

Të martën, kreu i Partisë Demokratike (PD) Elly Schlein tha se marrëveshja "duket si shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar dhe evropian".

Seksioni italian i ‘Amnesty International’ ka thënë se marrëveshja ishte "e paligjshme dhe e pavlefshme.

"Njerëzit që shpëtohen në det nga autoritetet italiane, përfshirë ata që kërkojnë strehim në Evropë, janë nën juridiksionin italian dhe nuk mund të transferohen në një shtet tjetër përpara se të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil dhe situatat individuale”, sipas Amnesty International./ ANSA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024