Deputetët e opozitës përplasen me Muratin për projektbuxhetin 2024
Biznes
Lexohet për: 3 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjatë shqyrtimit në parim të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024 pati përplasje mes deputetëve opozitarë dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Kritikat erdhën për shumën 1 miliard euro për subvencione dhe 200 mijë për investime kapitale, ku sipas opozitës, këto shifra janë në dëm të shtetit. Të njëjtit u ankuan që përkrahje nga qeveria po marrin vetëm komunat e udhëhequra nga pushteti.

Ndërsa, Murati gjatë prezantimit në detaje të projektbuxhetit, tha se buxheti në total për vitin e ardhshëm do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.

Për ndarjen e buxhetit kritika pati deputeti nga PDK, Ferat Shala. Ai tha se më tepër është ndarë buxhet për subvencione sesa për investime kapitale.

Shala derisa kërkoi të përmirësohen shifrat e buxhetit, tha se Skenderaj ka 0 investime të reja, ndërsa shtoi se kryeqyteti i vendit 2 milionë e 150 mijë euro për investime të reja. Ndërsa, sipas tij, komunës së Shtimes i janë ndarë 2.3 milionë euro ose më shumë investime se kryeqyteti i Kosovës.

Ankesa për buxhetin e vitit të ardhshëm pati edhe nga deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Për këtë, Murati tha se tek subvencionet përfshihen, pensionet, skemat sociale, shtesat për fëmijë dhe për gra lehona, bujqësia, mbështetja për ndërmarrje publike.

Reagime gjatë diskutimit pati sërish deputeti Shala, pasi sipas tij, ministri Murati është duke manipuluar opinionin me shifra.

Ai tha se nuk ka projekte të reja në komunat ku nuk qeverisë pozita.

Për këtë pati përplasje mes ministrit Murati dhe deputetit Shala.

Murati tha se gjatë deklaratave nga deputeti ka pasaktësi.

Ndërkaq, kryetari i këtij Komisionit për Buxhet, Armend Muja pyeti ministrin Murati për shtesën e buxhetit për komunat krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa ka kërkuar sqarim për TVSH-në, pasi sipas tij, ka supozime se mund të ketë lëvizje për qëllime turizmi dhe ato sipas tij, mund të afektojnë.

Për këtë, Murati tha se shtesat për komunat krahasuar me vitin e kaluar janë mbi 90 milion euro. Ndërsa, sa i përket, TVSH-së, ai tha se stafi nga Departamenti i Makroekonomisë kanë bërë llogaritjet e nevojshme në këtë drejtim.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Po ashtu në këtë komision është bërë shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin, “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”. /E.Krasniqi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024