Haxhiu: Drafti për Asociacionin nuk ofron autonomi për komunat me shumicë serbe
Lajme
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se drafti për Asociacionin nuk ofron asnjë autonomi për komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Haxhiu në konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë, tha se nuk do ta lejojnë që Asociacioni të ketë pushtet ekzekutiv, raporton KosovaPress.

Megjithatë, ajo nuk pranoi të jep detaje më shumë për draftin e propozuar nga euro-amerikanët.

Sipas saj dokumenti për Asociacionin sa për qeverinë mund të publikohet menjëherë, por është kërkesë e emisarëve që një gjë e tillë mos të ndodh.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024