Emërohet sekretari i përgjithshëm në MKRS
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka marrë një sërë vendimesh.

Ekzekutivi miratoi Projektligjin për mbrojtën nga zjarri dhe udhëzimin administrativ për mënyrën e kompensimit përfshirë edhe llogaritjen e kompensimit për dëmtimet e shumëfishta, raporton KosovaPress.

Po ashtu miratuan disa vendime për shpronësim të pronave në disa qytete.

Krahas kësaj, qeveria zgjedhi Bislim Bislimi sekretar të përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ndërkaq, miratuan marrëveshjen për ekstradim ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024