Aksion kontrolli në 31 biznese, policia mbyll 1 mobi shop e konfiskon 118 telefona të mençur
Siguri
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës në bashkëpunim me inspektorët e MINT-it ka realizuar një aksion kontrolli në 31 biznese në Prishtinë nën dyshim për kontrabandë dhe shmangie tatimi, me ç’rast kanë mbyllur një biznes mobi shop dhe kanë konfiskuar 118 telefona të mençur.

Policia e Kosovës njofton se në këtë plan operativ kanë qenë të angazhuar dhjetëra hetues policor nga krimet ekonomike të PK-së dhe Inspektorë nga MINT dhe operacioni ka rezultuar si në vijim:

31 lokacione, lokale/Mobile Shop) janë kontrolluar, në Prishtinë,

118 Telefona të mençur (Smart Phone) janë sekuestruar,

3 Tablet (IPod),

11 Airpods,

1 lokal është mbyllur nga Inspektorati në mungesë të dokumentacioneve (biznes i pa regjistruar),

1 lokal është bllombuar nga Inspektorati, pasi që ka qenë i mbyllur dhe nuk është hapur deri në përfundim të operacionit,

Sipas policisë, mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se të dyshuari (Pronaret e bizneseve të kontrolluara), dyshohet se kanë kryer veprat penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”, “Kontrabandimi i mallrave”  dhe “Shmangia nga tatimi”

“Lidhur me rastin hetime tjera ende janë në proces dhe autoritetet janë të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, në veçanti luftën e pa kompromis kundër krimeve ekonomike”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024