Qeveria e Kosovës po ndërton shtëpi për komunitetet edhe në veri
Lajme
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar familjet e komuniteteve jo-shumicë, të cilat janë përfituese të projektit të MAPL-së, për të parë ndërtimin dhe renovimin e shtëpive të tyre.

Kurti vizitoi familjen e Sefer Haxhiaj, nga fshati Vitomerc i Pejës, për të cilën, tha se është familje që ka nevojë për banim të dinjitetshëm dhe për kushte të mira të jetesës.

Ndërsa, nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL-së), Elbert Krasniqi tha se ndërtimet e shtëpisë kanë filluar edhe në qytete tjera. Ai theksoi se në kuadër të skemës, ndërtimet kanë filluar edhe në veri të vendit.

Krasniqi tha se kërkesat për ndërtim të shtëpive nga komunitet jo-shumicë, viteve të ardhshme do të rriten.

Ata kanë vizituar edhe familje tjera të komunitetit joshumicë, për të parë nga afër punimet në ndërtiminin e shtëpive.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024