Ngjarjet e datës 7 nëntor
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbahet procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00-16:00)

Komisioni për Arsim shqyrton Programin Kombëtar të Shkencës 2023/2028 dhe formimin e Grupit punues për Projektligjin për Artin dhe Kulturën.
(Kuvendi i Kosovës, salla N-294, ora 10:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi takohet me kryetarët e odave të profesionistëve shëndetësorë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Mbahet konferenca “Sigurimi i cilësisë në Arsimin e Lartë”, ku do të publikohen dy raportet e monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Qendrës Kombëtare për Njohje të Diplomave – NARIC për 2022. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:00)

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, raporton në Komisionin për Ekonomi lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen “Trepça”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Sindikata e KEK-ut proteston për rritjen e pagave dhe pagesën e fundjavave për punëtorët. (Para zyrave të KEK-ut, Prishtinë, ora 11:00)

Agjencioni i Statistikave të Kosovës, fton qytetarët e komunës së Gjakovës në takimin e përbashkët ku do të diskutohet për nisjen e procesit të regjistrimit të popullsisë. (Salla e Kuvendit të Komunës në objektin e ish – “Bankosit” Gjakovë, ora 12:00)

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi zhvillojnë këto aktivitete në Komunën e Klinës dhe Komunën e Pejës:

- Vizitë te projekti “Ndërtimi i fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes”, projekt i bashkëfinancuar nga MAPL dhe Komuna e Klinës (vënia e gurthemelit); (Klinë, ora 12:30-12:50)

-Vizitë te përfituesi nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitet jo-shumicë në Komuna Muzafer Palamar. (Vitomiricë, Pejë, ora 14:30-14:45)

- Vizitë te përfituesi nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitetet jo-shumicë, Sefer Hagjijaj. (Fshati Vitomiricë, ora 14:55-15:10)

 - Vizitë te përfituesi nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitet jo-shumicë, Gëzim Saku. (Fshati Treboviq, 15:20-15:35)

Federata e Xhudos e Kosovës certifikon grupin e parë të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në xhudo. (Qendra Nacionale e Xhudos, Pejë, ora 13:00)

Universiteti i Prishtinës në praninë e ambasadorit austriak do ta ngritë flamurin e Austrisë në oborrin e Rektoratit të UP-së dhe do ta mbajë aty për një javë. (Rektorati i UP-së, ora 13:30)

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,985
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024