​Bislimi do ta takojë sonte Lajçak
Lajme
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi do ta takojë sonte emisarin për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit të Kosovës.

“Për detajet mbi takimin do të ketë një komunikatë për media pas përfundimit të tij”, ka thënë ai duke mos dashur të jep më shumë detaje.

Ndryshe, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ndodhet për një vizitë të paparalajmëruar dyditore në Kosovë.

Drafti për themelimin e asociacionit pritet të jetë tema kryesore e takimeve që Lajçak pritet t’i ketë në Kosovë. Krahas kësaj do të diskutohen edhe “çështje tjera” si dhe përgatitja e një takimi në kuadër të dialogut në nivel të kryenegociatorëve.

Vizita vjen në kohën kur në Kosovë po zhvillohet debat rreth draftit për themelimin e asociacionit, të cilin kah fundi i tetorit ua kanë paraqitur emisarët euro-amerikanë.

Kurti pati deklaruar se ai kishte ofruar që ky draft, sikurse dhe Marrëveshja bazë dhe Aneksi për implementim i Marrëveshjes së Ohrit, të nënshkruhen.

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell kishte thënë se “kushtëzimet e palëve, që ishin të papranueshme për palën tjetër, ishin pengesë për pajtim”, por në një deklaratë të përbashkët pas samitit të BE-së, liderët e tri shteteve më të mëdha bënë ftesë që Kosova të nisë themelimin e asociacionit, ndërsa Serbia të njohë de facto Kosovën.

Lajçak vjen sot në Kosovë - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024