Rama vizitë në Itali, pritet nga Meloni
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Itali, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministrja Giorgia Meloni.

Nuk dihen detajet e vizitës, megjithatë në fokus pritet të jetë fluksi i emigrantëve që kalojnë nga Italia për në vendet e Bashkimit Evropian.

Më herët, është përfolur që në zona të caktuara të Shqipërisë të krijohen kampe ku të bëhet procesi i selektimit të emigrantëve që vijnë nga vendet e luftës apo të botës së tretë për në Itali.

Nëse arrihet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë, një vend anëtarë i BE-së, do t’i jepte hapësirë për frymëmarrje vendeve të bllokut për t’iu bërë ballë fluksit të refugjatëve. /tch

Rama konfirmon propozimin për marrëveshjen Kosovë-Serbi, paralajmëron vizitë në Prishtinë - KosovaPress

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
508
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024