Liberalizimi i vizave, Haradinaj: Për t’i ndalur të rinjtë duhet t'ju japim punë e para
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon masa emergjente nga Qeveria e Kosovës para se të ndodhë migrimi masiv i qytetarëve. AAK mbajti tryezën me temën “Liberalizimi i vizave dhe migrimi i qytetarë, ku kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj tha se shteti duhet të mundësojë vende pune por edhe pagesa të mira. Po ashtu u theksua se Gjermanisë i nevojiten 1. 5 milion punëtorë, ku Kosova mund të jetë një prej vendeve që do të furnizojë me punëtorë. 

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se shumë punëtorë të sektorit privat po e lënë punën për shkak se të njëjtit nuk paguhen sa duhet.

Teksa luti të rinjtë e të rejat që të qëndrojnë në Kosovë, ai tha se duhet të ekzistojë një shtab krize.

Profesori universitar, Avni Mazreku theksoi se Kosova është vendi i fundit në rajon që pritet të përfitojë nga e drejta fundamentale, nga ajo e lëvizjes së lirë. Ai shtoi se Gjermanisë aktualisht i nevojiten 1. 5 milionë punëtorë.

Argjend Zejnaj nga Instituti për Lidership Civil tha se edhe pse liberalizimi i vizave për Kosovën është konfirmuar, ka deklarata kërcënuese për pezullim./Sh.Pajaziti

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024