Nderohen heronjtë në Rahovec
Lajme
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Me rastin e 25-vjetorit të rënies, Komuna e Rahovecit ka organizuar sot manifestimin përkujtimor dhe kulturor te kulla e heronjve për heronjtë e kombit tonë Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri.

Kryetari i Komunës së Rahovecit Ismail Latifi, tha se edhe pse  fizikisht nuk janë mes nesh , shpirti i tyre luftarak dhe liridashës mbeten në rrugëtimin e Kosovës edhe sot drejt zhvillimit dhe integrimeve euro-perëndimore.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, tha se jo vetëm që duhet ta kujtojmë, por edhe të marrim mesazh se cila ishte kjo rrugë e rëndë që i prinë njerëzit e devotshëm, njerëzit që e duan kombin e që sot janë padrejtësisht duke u përballur në Hagë.

Djali i dëshmorit, Seladin Mullabazit, Ermal Mullabazi tha se dëshmorët nuk janë vetëm të familjeve, por i takojnë të gjithë kombit.

Ndërsa, Daut Haradinaj tha për KosovaPress, se Toni e Mici shquhen në mesin e shumë figurave të mëdha të luftës së Kosovës.

Ndërsa, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha tha se liria e Kosovës është arritur falë gjakut të dëshmorëve.

Ndryshe, më 6 nëntor 1998 ranë dëshmorë heronjtë e kombit Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri. /KosovaPress/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Nisin punimet për ndërtimin e objektit të Qendrës Rinore dhe Kulturore në Rahovec - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024