Sfida me Astanën, Ballkani niset sot drejt Kazakistanit
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të Ligës së Konferencës, Ballkani sfidën e radhës do ta zhvillojë kundër Astanës të enjten.

Kampioni i Kosovës ka nevojë për fitore pasi ën tri ndeshjet e deritanishme në grupin C ka dy humbje dhe një fitore duke u renditur i treti me tri pikë.

Ky grup kryesohet nga Viktoria Plzen me nëntë pikë, kurse Dinamo Zagrebi është e dyta me tri pikë, aq sa ka edhe Ballkani në pozitën e tretë, dersa Astana mbetet pa pikë në vendin e fundit, raporton KosovaPress.

Skuadra e trajnerit Ilir Daja niset sonte për Kazakistan, kurse ndeshja zhvillohet më 9 nëntor me fillim në orën 16:30 me kohën tonë, derisa në 21:30 me orën lokale në Astana.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024