​SHBA i kërkon Izraelit të marrë të gjitha masat e mundshme për të mbrojtur civilët
Bota
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

SHBA tha të shtunën se pret që Izraeli të marrë "masa paraprake të mundshme për të minimizuar dëmin ndaj civilëve", duke përfshirë respektimin e vendeve të mbrojtura si spitalet dhe shkollat, dhe vendet e adhurimit.

“Ne presim që Izraeli të veprojë në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar, duke përfshirë nevojën për të marrë masa paraprake të mundshme për të minimizuar dëmin ndaj civilëve,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në përgjigje të pyetjes së Anadolu-s mbi sulmet ajrore izraelite që godasin hyrjen e spitalit Al-Shifa dhe zonat përreth spitalit al-Quds dhe Spitalit Indonezian të premten.

"Kjo përfshin respektimin për vendet e mbrojtura si spitalet dhe shkollat, dhe vendet e adhurimit," tha zëdhënësi.

"Ne vazhdojmë t'i bëjmë thirrje Izraelit të marrë të gjitha masat e mundshme për të mbrojtur civilët," shtoi ai.

Ushtria izraelite të premten shënjestroi portën kryesore të spitalit Al-Shifa në qytetin e Gazës, sipas një korrespondenti të Anadolu në vendngjarje.

Ushtria izraelite tha se goditi ambulancat, disa metra larg spitalit Al-Shifa, duke pretenduar se ishte përdorur nga Hamasi. Hamasi i mohoi pretendimet.

Të paktën 13 persona u vranë dhe 26 të tjerë u plagosën si rezultat i bombardimeve izraelite që synonin autoambulancat përpara spitalit Al-Shifa, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

Sulmet mbi ose pranë spitaleve iu bashkuan një numri sulmesh të ushtrisë izraelite në javët e fundit duke dëmtuar ose shkatërruar ndërtesa civile të cilat kanë shkaktuar zemërim ndërkombëtar.

Këtë javë ushtria izraelite zgjeroi sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga një ofensivë e befasishme e Hamasit më 7 tetor.

Gati 11.000 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë 9,488 palestinezë dhe më shumë se 1.538 izraelitë. /AA

​Trudeau dhe Biden diskutojnë zhvillimet e fundit në Gaza - KosovaPress

A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
185
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024