Napoli i kthehet fitores në Serie A
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Salernitanas dhe Napolit, e vlefshme kjo për xhiron e 11 të Serie A.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Arechi”, Napoli e ka mposhtur 2:0 Salernitanan, raporton KosovaPress.

Golat për kampionin italian i shënuan Giacomo Raspadori (minuta e 13’) dhe Elif Elmas (minuta e 82’).

Me pikët e reja, Napoli ngjitet në pozitën e katërt në tabelë, në kuotën e 21 pikëve, krahas Salernitanas që ka vetëm katër pikë në pozitën e fundit në tabelë.

Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Napolit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024