Haxhiu: Hashimi në ballë të luftës, Albini me duar në xhepa i arrestuar prej Serbisë, reagon Konjufca
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu deklaroi se teksa Hashim Thaçi ishte në ballë të luftës, Albin Kurti kishte dezertuar dhe arrestuar nga Serbia. Për këtë deklaratë ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili tha se është e papranueshme ofendimi i të burgosurve politikë. Më pas ka replikuar edhe kryeministri Kurti, i cili tha se Haxhiu është ndër deputetët e rrallë që “s’e ka huq asnjë votim të keq”.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se kryeministri Kurti po realizon interesat e Serbisë në Kosovë.

“Hashimi në ballë të luftës, Albini me duar në xhepa i arrestuar prej Serbisë edhe i dezertuar dhe i dorëzuar. Nuk desha t’ju them këtë, por pasi po e kërkoni po ju them... Vuçiq të shau, ti heshte, ai me 60 paramilitarë mercenarë me Radojiçiq të nënshtroi dhe të detyroi ta pranosh Zajednicën. Ne nuk jemi nënshtruar e as dorëzuar para Serbisë që i kishte 120 mijë ushtarë e paramilitarë. Prandaj e kemi fituar përkrahjen ndërkombëtare dhe e kemi fituar lirinë. Ky është dallimi mes neve dhe teje që e kërkove prej fillimit”, deklaroi ai. 

Pas kësaj deklarate, reagoi kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili tha se është e papranueshme që të ofendohen të burgosurit politikë.

Ndërsa kryeministri Kurti tha se deputeti Haxhiu është ndër deputetët e rrallë që nuk e ka huq asnjë votim të keq. /KosovaPress

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kurti: Nuk e kam pranuar draft-statutin për Asociacionin, kurrë nuk do ta nënshkruaj - KosovaPress

​Tahiri: Kurti ka refuzuar ta arrestojë Radojçiqin ndonëse e kishte në dorë - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024