“Dardanët” e rinj mposhten nga Kroacia
Sport
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U17 është mposhtur nga ajo e Kroacisë, në ndeshjen që ishte e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian “Qipro 2024”.

Në stadiumin “Branko Čavlović-Čavlek”, Kosova U17 u mposht me rezultat 0:4 nga Kroacia, raporton KosovaPress.

Të përzgjedhurit e Arbnor Morinës pësuan golin e parë nga Patrice Covic, një minutë para se të mbyllej koha e rregullt e pjesës së parë. Vetëm tre minuta pasi filloi pjesa e dytë, “Dardanët” e rinj pësuan golin tjetër nga Mislav Cutuk.

Më pas, Kosovës i shënoi edhe Marko Zebic, ndërsa golin e fundit Kroacia e shënoi në minutën e 80’, kur Ivan Baric vulosi rezultatin final 4:0.

Kjo ndeshje i takoi Grupit 9 të turneut kualifikues për Kampionatin Evropian “Qipro 2024”, kurse ndeshjen e radhës Kosova U17 e zhvillon më 6 nëntor nga ora 12:00 kundër Kombëtares së Anglisë.

Rezultati final i ndeshjes, 4:0 në favor të Kosovës U17.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
10
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024