Krasniqi-Kurtit: O trim si me nënshkrim si pa nënshkrim ti ke bërë pranim
Lajme
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se kryeministri Albin Kurti e ka bërë pranimin e Asociacionit. Teksa përsëriti, siç i quajti ai, frazat e Kurtit për nënshkrimin e draft-statutit, ai tha se qytetarët nuk mund t’i mashtrojë. Tutje, Krasniqi deklaroi se në takimin e fundit në Bruksel, kryeministri e ka përmbysur komplet karrierën e tij politike.

Në deklarimin e tij ku shefi i ekzekutivit po raporton për takimin e fundit në Bruksel,  kreu i PDK-së theksoi se ai nuk është ftuar për t’u shpallur tradhtar, mashtrues e as shpihun. Megjithatë, siç tha Krasniqi, Kurti e ka ndërtuar tërë karrierën e tij me etiketime.

Tutje, i pari i PDK-së theksoi se edhe para ambasadorëve ka raportuar për takimin e fundit në Bruksel, e jo para të zgjedhurve të popullit.

Krasniqi tha se është e rëndësishme të dihet se qysh do e ketë emrin “Asociacioni” në këtë draft.

Kryetari i PDK-së kërkoi detaje se çfarë ka pranuar në Bruksel dhe për çfarë është i gatshëm që të jap.

Në fillim të fjalës së tij, Krasniqi i tha Kurtit “a u qetësove”.

Teksa pati kritika për vonesën e Kurtit në seancë plenare, Krasniqi tha se Kurti i ka kundër të gjithë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë të dikurshëm./Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

https://kosovapress.com/admin/kurti-sikur-njeri-i-cirkut-deputeti-abazi-vendos-pamflete-gjate-fjalimit-te-kryeministrit/

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
52
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024