SIGAL UNIQA lider i sigurimeve edhe në Kosovë - mbi 9.4 milionë euro dëme të paguara, më shumë se çdo kompani tjeter
Artikull i Sponsorizuar
Lexohet për: 3 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Banka Qëndrore e Kosovës, autoriteti mbikqyrës i tregut të sigurimeve në Kosovë, publikon të dhënat mbi ecurinë e këtij tregu për periudhën janar-shtator 2023.

Sipas raportit të BQK-së, gjatë 9-mujorit, tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 11.94% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Volumi i primeve të shkruara bruto në krahasim me periudhën paraprake është rritur për 11,737,614 euro më shumë duke arritur gjithsej shumën prej 110,029,658 euro.

Sa i përket 10 kompanive që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës, SIGAL UNIQA Group Austria – Kosova vijon të ruajë vendin e parë, si për primet e shkruara ashtu edhe për dëmet e paguara.

Ndarja e tregut

Me rreth 14% të tregut, SIGAL UNIQA mbetet kompania e sigurimeve më e besuar edhe në Kosovë.

Sa i përket dëmeve të paguara gjatë periudhës Janar-Shtator 2023, BQK raporton se, totali i tyre arrin shifrën e 53,088,909 euro ose 14.04% më shumë se e njëjta periudhë e 2022.

Nëse do ndalemi tek kompanitë e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria rezulzon të jetë ajo që paguan më shumë, 20,749 dëmshpërblime që kapin vlerën e 9,435,760 euro ose 18,12% të totalit të tregut.

Dëmet e paguara:

Korrektësia në pagimin e dëmeve ka bërë që edhe në Sigurimet Vullnetare, SIGAL UNIQA – Kosova të jetë lidere në treg.

Për të mësuar më shumë rreth raportit të BQK, klikoni KËTU

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA – Kosova u themelua në vitin 2003 duke shënuar zbatimin e strategjisë për ndërkombëtarizim të aktivitetin sigurues të SIGAL sh.a. Ndërsa në vitin 2011 do të themelohej edhe SIGAL UNIQA LIFE – Kosova.

Sot, pas 20 vjetësh, ajo është kompania më e madhe e sigurimeve në Kosovë duke njohur rritje vit pas viti dhe aktualisht numëron mbi 202 milionë Euro prime dhe mbi 86 milionë euro dëmshpërblime tek klientët e saj.

Një “armë” e fortë e SIGAL UNIQA – Kosova është edhe shërbimi profesional ndaj klientit. Jo vetëm duke qenë pranë tyre kur ata kanë më shumë nevojë, në momentin e dëmshpërblimit, por edhe duke ofruar atyre produkte novatore që lehtësojnë përditshmërinë e tyre.

Këtu mund të përmendim “Teleshëndet”, “AutoSOS” apo platformën “SIGAL ONLINE”, e cila u mundëson klientëve aksesim më të shpejtë, më të thjeshtë dhe mbi të gjitha më me më pak kosto të çdo siguracioni që u nevojitet.

Pas gjithë kësaj pune kolosale qëndron një staf drejtues i përgjegjshëm dhe staf punonjësish dhe agjentësh të mirëtrajnuar.

LEXO EDHE: Intervista/ CEO i “UNIQA”: U japim siguri mbi 16 milionë njerëz në Austri dhe pothuajse të gjithë Evropën Juglindore


Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024