Kurti: Drafti për Asociacionin nuk është “Zajednicë”, por pa nënshkrim s’ka zbatim të tij
Lajme
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se drafti për Asociacionin, i prezantuar nga emisarët euro-amerikanë më 21 tetor nuk është “Zajednicë”.

Ai duke raportuar para deputetëve për takimin e fundit në Bruksel për dialogun, tha se drafti për statutin e Asociacionit e ndërpret trashëgiminë mosnjohëse të Kosovës që sipas tij, ishte çimentuar në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.

Përkitazi me këtë, Kurti theksoi se në vlerësimin e tij politik mekanizmi për vetëmenaxhim do të ketë karakter vetëm koordinues dhe bashkëpunues pa i ndërhyrë në kompetencat e pushtetit lokal dhe qendror.

"Drafti për vetëmenaxhim nuk është 'Zajednicë'", tha ai.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Megjithatë, kreu qeveritar tha se të njëjtin ende nuk e ka pranuar pas pa nënshkrim nuk mund të ketë zbatim të tij.

"Një draft të tillë ende nuk kam pranuar pasi s’ka nënshkrim", vijoi Kurti.

Ai u shpreh edhe kritik ndaj dy partive opozitare, PDK dhe LDK, nga të cilët kërkoi sugjerime sesi e kanë bindur presidentin serb, Aleksandër Vuçiq që të nënshkruajë marrëveshje në dialog.

"Vuçiq ka nënshkruar me kryeministrat nga PDK dhe LDK, por nuk po nënshkruan me mua", tha ai.

Mirëpo Kurti nuk u lëshua në detaje për draft-propozimin e Asociacionit, pasi tha se ka qenë kërkesë e emisarëve euro-amerikanë që i njëjti mos të bëhet publik.

Ai theksoi se në takimin e 26 tetorit në Bruksel me liderët evropianë ka kërkuar sanksionimin dhe ndëshkimin e Serbisë për sulmin terrorist në veri.

"Para liderëve evropianë kam kërkuar ndëshkimin e Serbisë për sulmin terrorist në veri", tha Kurti.

Sipas tij gjatë qeverisjes së tij dialogu është kthyer në rrugën e duhur.

"Gjatë qeverisjes sime dialogu është kthyer në rrugën e duhur", u shpreh ai.

https://kosovapress.com/admin/kurti-raporton-para-deputeteve-per-dialogun-kosove-serbi/
A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
261
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024