​Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk miraton propozim-ligjin për amnisti
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Me 66 vota “kundër”, 15 “për” dhe 3 “abstenime”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut vlerësoi se propozim-Ligji për amnisti përmes të cilit pretendohej shpopullimi i burgjeve nuk meriton nevojën e miratimit.

Pas këtij vendimi, propozuesi i ligjit në Qeveri, ministri i Drejtësisë Krenar Lloga tha se Maqedonia sot është më e padrejtë se dje. Rrëzimi i propozimit sipas tij ka të bëjë me hakmarrjen ndaj partisë së tij.

“Maqedonia sot është shtet më i padrejtë se dje, sepse ky është fillimi dhe mbarimi i asaj që ndodhi sot në Kuvend. Ajo që ndodhi sot është ajo që e prisnim, hakmarrje për mos votimin tonë të ndryshimeve në Kodin Penal”, tha ai.

Edhe pse e cilëson hakmarrje, Lloga vlerëson se nuk ka bazë që subjekti i tij të largohet nga Qeveria pasi propozimi në Kuvend nuk ishte i tij.

“Aspak sepse propozimi ka qenë i Qeverisë. Unë kam qenë propozues deri tek Qeveria. Këtu mund të shihet se propozues është Qeveria. Kështu që nëse nuk ka kaluar, nuk ka kaluar propozimi i Qeverisë”, deklaroi Lloga.

Lloga tha se menjëherë Qeverisë do t’i nisë një propozim me procedurë të rregullt. Drafti parashikonte amnisti të plotë ndaj personave të dënuar me burg efektiv deri në 6 muaj dhe 30 për qind të masës ndaj personave me dënime më të larta.

286 persona do të liroheshin plotësisht dhe mbi 960 të tjerë do të përfitojnë liri të pjesshme. Propozimi nxiti reagime të mëdha, ndërsa partnerët e koalicionit qeverisës ishin deklaruar paraprakisht kundër zgjidhjes ligjore me arsyetimin se nuk do të zgjidh problemin me burgjet e mbipopulluara. /Alsat.mk

Maqedonia e Veriut thotë se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën - KosovaPress

Taravari: Maqedonia e Veriut po kalon një prej periudhave më të vështira - KosovaPress

Kosova dhe Maqedonia e Veriut të bashkuar kundër ndikimit rus në rajon - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024