Toka po nxehet më shpejt se sa ishte parashikuar
Bota
Lexohet për: 3 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Planeti është drejt ngrohjes me një ritëm shumë më të shpejtë nga sa kanë parashikuar shkencëtarët më parë, që do të thotë se një prag kyç i ngrohjes globale mund të shkelet këtë dekadë, sipas një studimi të ri nga James Hansen - shkencëtari amerikan i vlerësuar gjerësisht si i pari që dha publikisht alarmin për krizën klimatike në vitet 1980.

Në punimin e botuar të enjten në revistën “Oxford Open Climate Change”, Hansen dhe më shumë se një duzinë shkencëtarësh të tjerë, përdorën një kombinim të të dhënave paleoklimatike, duke përfshirë të dhënat nga bërthamat e akullit polare dhe unazat e pemëve, modelet klimatike dhe të dhënat vëzhguese, për të arritur në përfundimin se Toka është shumë më e ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike sesa kuptohej më parë.

"Ne jemi në fazën e hershme të një emergjence klimatike", sipas raportit, i cili paralajmëron se një rritje e nxehtësisë "tashmë në tubacion" do të shtyjë me shpejtësi temperaturat globale përtej asaj që është parashikuar, duke rezultuar në ngrohje që kalon 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale në vitet 2020 dhe mbi 2 gradë Celsius para vitit 2050.

NASA gjeti blloqet ndërtuese të jetës në një mostër të një asteroidi të rrezikshëm - KosovaPress

Megjithatë, disa shkencëtarë të tjerë kanë hedhur dyshime mbi përfundimet e raportit se ndryshimet klimatike po përshpejtohen më shpejt sesa parashikojnë modelet.

Hansen, drejtor në Institutin e Tokës në Universitetin e Kolumbisë, është një shkencëtar i njohur klimatik, dëshmia e të cilit në Senatin e SHBA-së në vitin 1988 solli për herë të parë vëmendjen globale ndaj ndryshimeve klimatike.

Shkencëtarët: Kemi zbuluar gjurmë të botës jashtëtokësore nën mantelin e Tokës - KosovaPress

Ai ka paralajmëruar më parë se Toka ka një çekuilibër energjie, pasi më shumë energji vjen përmes dritës së Diellit sesa largohet përmes nxehtësisë që rrezaton në hapësirë.

Nxehtësia e tepërt që rezulton është e barabartë me 400.000 bomba atomike të Hiroshimës në ditë, me pjesën më të madhe të energjisë të absorbuar nga oqeani, zbuloi hulumtimi i Hansen një dekadë më parë. /CNN

​NASA bëri fotografi të pabesueshme të botës me më shumë vullkane në sistemin diellor - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024