Deputeti i AAK-së: Kurti e Sveçla po e rrezikojnë sigurinë e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se me politikat e tyre, siç i ka quajtur fëmijërore ndaj policisë, po e rrezikojnë sigurinë e Kosovës.

Berisha, i cili është edhe kryetar i Komisionit parlamentar për siguri, kërkoi urgjentisht të plotësohen kërkesat e policisë, përfshirë edhe të njësisë elitare FIT.

“Derisa më 24 shtator është cenuar rendi kushtetues i Republikës së Kosovës nga një shtet armik sikur është Serbia, sot sigurinë e Kosovës janë duke e rrezikuar politikat fëmijërore të një kryeministri dhe të një ministri të dështuar. Sot nuk jam para jush për me fol për koeficientin, por këtu jam të kërkoj që me urgjencë kërkesat e Policisë së Kosovës prej atij që është kadet dhe deri te Njësia FIT të realizohen menjëherë. Është e pakapshme për mendjen e një njeriu normal që të dalë i pari i Qeverisë dhe ministri përgjegjës e të thotë se polici e ka rrogën dy mijë euro. A e dini çfarë mashtrimi dhe çfarë rrene është kjo? Kjo tendencë për të degraduar argumentin e policisë është më e keqe se krejt mashtrimet që i kanë bërë deri më sot”, tha ai.

Berisha në konferencë për medie të enjten, tha se edhe pozitë-opozitë duhet të kenë konsensus në Kuvendit për këtë çështje.

Krahas kësaj, Berisha u shpreh kritik ndaj ekzekutivit edhe siç tha shpërfilljen ndaj minatorëve grevistë në Trepçë.

Ndryshe, dje para objektit të Qeverisë së Kosovës kanë protestuar dy njësitë elitare të policisë, të cilat kërkuan të rishikohet kategorizimi për rrezikshmërinë në punë. /KosovaPress/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kurti: NJSI tash do ta kenë edhe shtesën e rrezikshmërisë 150 euro në muaj - KosovaPress

Përfundon protesta e NJSI-së: Nuk lejojmë të përdoremi politikisht - KosovaPress

​Sveçla: Policët që protestuan sot këtë vit morën nga 2.200 euro në muaj - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024