​Ciaran sjell mot ekstrem në Itali
Bota
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Italia u përgatit për mot më ekstrem të enjten me stuhinë Ciaran që do të mbërrijë në veriun e vendit pasi ende numëron dëmet pas shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të fuqishme që shkaktuan përmbytje, rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të mëdha elektrike në shumë zona këtë javë.

Vendi u godit nga moti ekstrem të martën kur lumi Seveso në Milano dhe liqeni Como dolën nga brigjet e tyre.

Stuhia Ciaran parashikohet të mbërrijë në Itali pasi goditi Britaninë, Spanjën, Belgjikën, Holandën dhe Francën, ku mori një jetë.

Fronti i stuhisë, me erëra mbi 90 km/h, pritet të sjellë "reshje gjithnjë e më të bollshme", tha faqja e internetit iLMeteo.it.

Shkencëtarët thonë se kriza klimatike e shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë të njeriut po i bën më të shpeshta dhe më intensive ngjarjet ekstreme të motit si valët e të nxehtit, thatësira, stuhitë e mbingarkuara dhe përmbytjet. /ANSA

​Stuhia Ciaran po vjen në veri të Evropës, duke kërcënuar përmbytje e dallgë 10 metra - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024